Ja sa policë arrestoi IPK gjatë vitit të kaluar
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se gjatë vitit 2023 ka pranuar dhe menaxhuar 1697 ankesa. Prej tyre, 1145 ankesa që janë klasifikuar si shkelje disiplinore dhe janë përcjellë për t’u trajtuar në Drejtorinë për hetime të brendshme dhe verifikim të së kaluarës në Policinë e Kosovës, 540 nga to janë përcjellë në Departamentin e Hetimeve në IPK më dyshimin për veprimtari penale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjatë kësaj periudhe, IPK ka arrestuar 35 të dyshuar – 21 punonjës policorë dhe 14 qytetarë, ndërsa ka rekomanduar 71 suspendime.
“Në prokuroritë kompetente janë dorëzuar 74 Kallëzime Penale, 54 Raporte të Veçanta dhe 56 Raporte Informuese.”
(Kosova Sot Online)