Fushë-Kosovë: Një person gjendet i vdekur afër stacionit hekurudhor
Një person është gjetur pa shenja jete dje afër stacionit hekurudhor në Fushë-Kosovë, përcjell “Kosova sot Online”.
Policia ka njoftuar se viktima është gjetur përtokë, dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“HETIM MBI VDEKJEN
Lagjeja 28 , Fushë-kosovë 08.02.2024-13:45. Është raportuar se një person gjendet pa shenja jete afër stacionit hekurudhor Fushë -Kosovë. Njësitë policore si dhe stafi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në viktimën mashkull kosovar, i cili ishte shtrirë në tokë. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij. Me vendim te prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
(Kosova Sot Online)