Dy serb vjedhin 180 € në kishën e Parteshit

  • 28 January 2016 - 13:55
Dy serb vjedhin 180 € në kishën e Parteshit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy serb nga fshati Pasjan i Parteshit, të cilët dyshohen se kanë vjedhur nga kasaforta e kishës 180 euro.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, ata kanë hyr me forcë në objektin ndihmës të kishës, në mëngjesin e djeshëm.

“Pas hetimeve të zhvilluara, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj serbë, pasi për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se me forcë kanë depërtuar në objektin ndihmës të kishës dhe nga kasaforta kanë vjedhur rreth 2000 din (rreth 180 euro)”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot)