Një person dyshohet se e ngacmoi sek*sualisht mbesën e tij, thotë se e do për grua

  • A.P /
  • 13 February 2024 - 15:44
Një person dyshohet se e ngacmoi sek*sualisht mbesën e tij, thotë se e do për grua

Të hënën në Fushë Kosovë, dyshohet se ka ndodhur një rast i i ngacmimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një 64-vjeçar po dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij, të moshës së mitur.

Media ka mësuar detaje e trishta të asaj që ndodhi në orët e mbrëmjes, në shtëpinë e familjes së tyre, kur i dyshuari u fut në dhomën e viktimës.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se 64-vjeçari po dyshohet se fillimisht e ka kapur viktimën për rrobave dhe ka tentuar ta tërheqë, duke e kërcënuar me një thikë në dorë.

Për të mos mbaruar me kaq, sipas informacioneve të para, i dyshuari i është drejtuar mbesës duke i thënë se do ta marrë për grua, situatë kjo që e ka shqetësuar vajzën.

Të njëjtat burime thonë se viktima ka arritur që të ikë nga shtëpia, ndërkohë që rasti është denoncuar në Polici.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Ndryshe, i dyshuari për këtë rast rrezikon të dënohet me burgim. Sipas Kodit “kushdo që ngacmon seksualisht personin tjetër, në veçanti personin i cili është i ndjeshëm për shkak të moshës, sëmundjes, paaftësisë, varësisë, shtatzënisë, paaftësisë së rëndë fizike apo mendore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet.”


(Kosova Sot Online)