"Jam i shqetësuar", Hovenier: Situata me dinarin tashmë ka ndikuar në kualitetin e raporteve SHBA-Kosovë

  • E.K /
  • 15 February 2024 - 15:26

Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, ka folur sa i përket vendimit të BQK-së për çështjen e dinarit dhe për faktin që Kosova s’ka pranuar kërkesat e Washingtonit për këtë problematikë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hovenier ka thënë se SHBA ka shqetësime seroioze për mënyrën se si është futur në fuqi rregullorja e re e BQK-së.

“ Jim O”brien ka folur për këtë cështje. Mesazhi i tij është i qartë. Mesazhi im ishte i qartë. SHBA ka shqetësime serioze për mënyrën se si ky Rregullim ka hyrë në fuqi. I kemi shprehur shqetësimet privatisht dhe publikisht”, ka thënë Hovenier.

“Ne nuk e sfidojmë kushtetutën apo autoritetin e BQK-së”, ka thënë tutje.

“Ne vazhdimisht kemi kërkuar shtyrjen duke pasur parasysh ndikimin tek serbët lokalë. Ne kemi kërkuar që ajo të diskutohet në kuadër të dialogut. Presim që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive për këtë”Derisa punohet për të vendosur këtë proces, ka nevojë që të bëhen provizione të brendshme që lejojnë Serbinë që të dërgojë përfitimet sociale, si pensionet, përkrahjen për shëndetësi dhe për arsim. S’ka pasur përpjekje që kjo të ndodh”, ka shtuar tutje.

“Më vjen keq që duhet të tërheq vëmendjen tek mesazhi shumë i qartë dhe i fortë i Jim O”Brien. Ai kërkoi për partneritet me Kosovën për këtë cështje. Ai shprehi zhgënjim që Qeveria Kurti s’iu është përgjigjur kërkesave tona.Unë jam i shqetësuar .Siç ka thënë O”brien Kjo situatë tashmë ka ndikuar në kualitetin e raporteve tona.”, ka thënë Hovenier.

(Kosova Sot Online)