Izraeli kryen sulme ajrore në Rafah
Ushtria izraelite kreu sot një sërë sulmesh ajrore në Rafah, një zonë në jug të Rripit të Gazës, që është në qendër të vëmendjes së zyrtarëve ndërkombëtarë për shkak të shqetësimeve për sigurinë e civilëve palestinezë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë tha të mërkurën shtimi i sulmeve ajrore në Rafah “ka nxitur frikën për pengim të mëtejshëm të operacioneve humanitare” në një zonë me afro 1.5 milionë banorë.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që kontrollohet nga Hamasi, tha sot, se në 24 orët e fundit nga forcat izraelite ishin vrarë reeth 100 persona në gjithë Rripin e Gazës duke e çuar bilancin e të vdekurve për shkak të luftës në 29,410 vetë.
Ushtria izraelite tha të enjten se forcat e saj kryen sulme në zonën Zeitoun në qytetin e Gazës, në pjesën veriore të rajonit, si edhe në perëndim të qytetit Khan Younis në jug të Gazës.
(Kosova Sot Online)