ETIAS për të udhëtuar në BE, nis në m esin e 2025

  • S.A /
  • 02 March 2024 - 12:30
ETIAS për të udhëtuar në BE, nis në m esin e 2025

 

 

Bashkimi Europian ka shpallur një kufi tjetër kohor për hyrjen në fuqi të sistemit të ashtuquajtur ETIAS që autorizon kalimin për shtetas të përjashtuar nga marrja e vizës drejt BE-së, transmeton "Kosova Sot Online".

Mesi i vitit 2025, është publikuar si afati për fillimin e aplikimit të këtij rregulli i cili prek rreth 1.4 miliardë njerëz nga mbi 60 vende të përjashtuara nga viza.

Kjo do të thotë që përpara se të udhëtojnë drejt BE-së këtyre qytetarëve do u kërkohet të kenë një autorizim udhëtimi për hapësirën e 30 vendeve evropiane për një qëndrim të shkurtër.

Nga pikëpamja logjistike kjo do të realizohet me futjen në funksionim të një sistemi elektronik të autorizimit të udhëtimit për vetëm një herë kur ata të vazhdojnë të udhëtojnë pas majit të 2025-s.

Kjo presupozon kontrolle shtesë të sigurisë përpara se të lejohen të hyjnë në BE.

Për të aplikuar për këtë autorizim kur ai të kërkohet para udhëtimit drejt BE-së, siç bëhet e ditur deri tani, ajo që duhet, do të jetë një dokument i vlefshëm udhëtimi në të cilin mund të vendoset një vizë. Dokumenti i udhëtimit nuk duhet të skadojë në më pak se tre muaj dhe nuk duhet të jetë më i vjetër se 10 vjet.

Afati i hyrjes në fuqi të këtij sistemi është shtyrë disa herë që nga viti 2016 kur u propozua për herë të parë nga Komisioni europian.

(Kosova Sot Online )