Ja pse rivalja kryesore e Trump tërhiqet nga fushata
Kandidatja republikane në garën presidenciale në SHBA, Nikki Haley njoftoi zyrtarisht se po i jep fund fushatës së saj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Tani ka ardhur koha për të pezulluar fushatën time. Thashë se doja që amerikanëve t’u dëgjoheshin zërat. E kam bërë këtë. Nuk jam penduar,” tha ajo të mërkurën në Karolinën e Jugut. “Edhe pse nuk do të jem më kandidate, nuk do të ndalem së përdoruri zërin tim për gjërat në të cilat besoj”, tha Haley.
Nikki Haley ka thënë se tashmë i takon Donald Trumpit të fitojë votat në partinë republikane dhe më gjerë, duke shtuar se ajo shpreson që ish-Presidenti ta bëjë këtë.
“E përgëzoj dhe i uroj suksese. Tani i takon Donald Trump-it të fitojë votat e atyre në partinë tonë dhe përtej saj që nuk e mbështetën. Dhe shpresoj që ai ta bëjë këtë”, tha Haley për ish-rivalin në garën në primaret e republikanëve.
(Kosova Sot Online)