Kryeministri prorus sllovak ka një paralajmërim për Serbinë
Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico ka deklaruar të enjten Serbia duhet ta ketë parasysh se BE do t’ia frenojë rrugën e integrimeve me Kosovën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Duke komentuar rreth planeve të BE’së për ta bërë kusht për Serbinë marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit në negociatat e saj me BE’në , Fico ka thënë se “Serbia duhet të llogarisë në faktin që tema e Kosovës do të përdoret si frenim kur bëhet fjalë për negociatat me Serbinë për hyrjen e saj në Bashkimin Evropian”.
Kryeministri prorus sllovak ka akuzuar BE’në se po i fton për anëtarësim vendet që s’janë të gatshme politikisht për t’u bërë anëtar, ndërsa po refuzohen politikisht vendet që tregojnë një shkallë të lartë gatishmërie.
(Kosova Sot Online)