Kica: Pse disa befasohen pasi Kurti ndryshoi qëndrim për Manastirin?
Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica- Xhelili, ka thënë se befasohet me njerëzit që befasohen pse Kurti ka ndryshuar qëndrim për Manastirin e Deçanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Disa befasohen pse Kryeministri Kurti ndryshoi qëndrim EDHE për Manastirin e Deçanit. Une befasohem pse disa vazhdojnë ende të befasohen”, ka shkruar Kica- Xhelili.
Ky reagim vjen pasi sot kryeministri Kurti në mbledhjen e qeverisë njoftoi se i ka kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit.
(Kosova Sot Online)