Ngjarje e rëndë në këtë vend, i riu vret prindërit e vëllain dhe plagos motrën

  • A.P /
  • 27 March 2024 - 23:00
Ngjarje e rëndë në këtë vend, i riu vret prindërit e vëllain dhe plagos motrën

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur të martën mbrëma në Baden-Wuerttemberg të Gjermanisë ku një 19-vjeçar vrau me thikë vëllain dhe prindërit e tij dhe plagosi rëndë motrën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas policisë gjermane në shtëpinë ku ndodhi masakra jetonte e gjithë familja.

Vrasësi ka nënshtetësi gjermane dhe italiane. Motivi i sulmit është ende i paqartë.

Sipas informacioneve nga Prokuroria e Shtetit, 19-vjeçari akuzohet për vrasje të trefishtë pa paramendim dhe një vrasje të mbetur në tentativë dhe duhet të dalë para gjyqtarit gjatë ditës, i cili duhet të vendosë masën e paraburgimit.

(Kosova Sot Online)