Abdixhiku: Dikush në VV është duke nënshkruar një tender sekret

  • E.K /
  • 28 March 2024 - 12:49
Abdixhiku: Dikush në VV është duke nënshkruar një tender sekret

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës sërish për tenderët njëburimor, transmeton “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku ka thënë se “Derisa po flasim, dikush në VV është duke nënshkruar një tender sekret”

“Dikush në shtetin e Vetëvendosjes është duke nënshkruar, jo përgatitë, një tender sekret, një tender sekret në ditë pune. Kjo praktikë po rritet vitin e parë ishin 30 milionë euro se ishte fillimi, vitin e dytë u bënë 70, vitin e tretë kanë qenë 109 milionë euro tenderë sekret. Atë që ne kemi bërë si parti është kërkimi i listës së tenderëve sekret dhe mes kësaj liste 781 sosh janë dy fenomene që dalin në pah”, ka thënë Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)