Zemaj flet për hajninë me ilaçe: Do të dilni para drejtësisë

  • E.K /
  • 28 March 2024 - 13:11
Zemaj flet për hajninë me ilaçe: Do të dilni para drejtësisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, gjatë fjalimit në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka folur për disa dallavere me tenderë për ilaçe, transmeton “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, posa e dërgoi kërkesën, filloi të pranonte telefonata nga disa ndërmjetësues.

Zemaj i ka quajtur të poshtër ata që manipulojnë me tenderë të barnave.

“O njerëz të poshtër, mos më çoni mesazhe. Keni me dalë para ligjit. Qofshi në partinë time, apo partitë e tjera. Keni vjedhë me barna, do të dilni para drejtësisë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)