Ndahet grant mbi 8 milion euro në 11 Komuna

  • E.K /
  • 28 March 2024 - 13:37
Ndahet grant mbi 8 milion euro në 11 Komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e komunave, kanë nënshkruar marrëveshjet në kuadër të Grantit të Performancës Komunale.

Krasniqi ka treguar se Komunat përfituese janë Rahoveci, Obiliqi, Skenderaj, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi dhe Peja.

“Në kuadër të këtij bashkëfinancimi janë paraparë projekte për rregullimin e shtratit të lumenjve, pastrimin e shtratit të lumit, ndërtimin e fushave sportive, rregullimin e ndriçimit publik dhe projekte të tjera të cilat kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët dhe rritjen e zhvillimit ekonomik lokal” ka shkruar në Facebook Krasniqi.

(Kosova Sot Online)