PDK propozon themelimin e Komisionit Hetimor për financimin e teksteve shkollore

  • S.A /
  • 29 March 2024 - 12:18
PDK propozon themelimin e Komisionit Hetimor për financimin e teksteve shkollore

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kanë propozuar themelimin e një Komisioni Hetimor për financimin e teksteve shkollore, transmeton "Kosova Sot Online".

Tahiri ka thënë se nuk kanë shumë informata se çfarë ka ndodhur me këtë proces. Ai ka thënë se nuk kanë ifmormata as për shumën e mjeteve të ndara nga MASHTI për blerjen e pajisjeve shkollore.

“PDK në  kuadër të angazhimit të tij në parlamentin e Kosovës, kemi propozuar themelimin e Komisionit Hetimor që do të ndodhte një hetim parlamentar  në lidhje me financimin  e librave  që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe,  pra ende nuk e kemi një pasqyrë të qartë të kësaj periudhe dhe ju e dini që ky është viti i parë nga shpallja e Pavarësisë që nxënësit e Kosovës nuk furnizohen me libra falas nga qeveria e Kosovës”, u shpreh Tahiri.

“Ende nuk kemi një pasqyrë të qartë nëse të gjithë nxënësit janë të pajisur me libra, a kanë shkuar në adresë të duhura. Nuk e kem të qartë ende sa është  shuma e shpenzuar  në kompensimin e librave a e ka tejkaluar kjo shumë e paraparë nga Ministria Arsimit të cilat do t’i shpërndajnë nxënësve, pra një proces jotransaprent shumë i madh. Nuk kemi transparencë për ndarjen e këtyre mjeteve sa ka mbërri totali i tyre a është më e madhe se shuma që bliheshin librat dhe do të shpërndaheshin falas dhe mendoj që është e rëndësishme që mos të lejojmë që vitet në vazhdim ndodhin propozime të tilla. Është e rëndesishme të vijmë me një raport dhe të shohim si ka ec epilogu i kësaj çështjeje”, u shpreh Tahiri.

(Kosova Sot Online )