Prishtinë: Një femër dhe një mashkull sulmojnë dy femra tjera

  • E.K /
  • 05 April 2024 - 09:58
 Prishtinë: Një femër dhe një mashkull sulmojnë dy femra tjera

Një femër bashkë me një mashkull kanë sulmuar dy viktimat tjera femra në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Si pasojë e sulmit njëra prej viktimave femra kosovare ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor

Njoftimi i Policisë:

Me datën 04.04.2024 është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak të dyshimit se me datën 03.04.2024 derisa kishte qenë së bashku me të dyshuarin mashkull i kishin sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Si pasojë e sulmit njëra prej viktimave femra kosovare ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)