A është shkelur dhe përdhosur Kushtetuta e Kosovës nga politikanët?
Në përvjetorin e 16-të të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu, ka deklaruar se akti më i lartë juridik në vend është shkelur shumë herë nga politikanë e qytetarë. Theks të veçantë i jep shkeljeve të Kushtetueses nga Lista Serbe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Baraliu ka veçuar shkeljet që ky subjekt politik serb i bën Kushtetueses, duke mohuar në tërësi ekzistencën e shtetësisë së Kosovës.
Në mënyrë që siç thotë Baraliu të mos ketë këso lloj problemesh, ai apelon tek vartësit e kësaj partie që ta respektojnë Kushtetutën.
“Po fatkeqësisht Kushtetuta jonë ne katër anët e Republikës së Kosovës ku më shumë e ku me pak është shkelur, është cenuar dhe nuk është respektuar sa duhet, si duhet nga shumëkush, qytetarët, politikanët, nga të tjerët, pra po është shkelur veçanërisht nga ata të cilët nuk e kanë kuptuar ende rolin dhe rëndësinë e shtetit të Kosovës, po flas parësisht për Listën serbe dhe ndonjë qytetar të komuniteteve të caktuara serb që nuk e ka kuptuar realitetin ende se Kosova është shtet i të gjithëve, se Kosova është shtet demokratik, se duhet respektuar kushtetutën dhe ligjet sepse është në të mirën e te gjithëve, pra ka pasur shkelje, ka shkelje edhe tash dhe ky është defekti do duhej ta eliminonim, pra që ta respektojmë ligjin dhe kushtetutën për nder të pikërisht ditës së Kushtetueses në të ardhmen dhe që pastaj do të kemi, jam i bindur që do kemi shumë më pak probleme mes nesh dhe shume pak problemeve me shtetin dhe të huajt”, u shpreh Baraliu.
Baraliu ka deklaruar se shpesh herë vendimet nuk kanë kënaqur masë të madhe qytetarët por që kërkon të respektohet pasi mbetet dokumenti më i rëndësishëm i shtetit.
“… prandaj dokumenti i Kushtetutës është dhe do duhej trajtuar si gjithmonë aktual, gjithmonë i rëndësishëm dhe gjithmonë i respektuar pamarre parasysh që hera e herës gjatë kësaj historie të këtij akti kushtetues ka pasur vendime të cilat nuk kanë kënaqur atë ose nuk kanë përmbushur kërkesat e popullit dhe ka pasur edhe raste kur vendimet nuk kanë qenë plotësisht kontabile me njëra tjetrën, pra kanë qenë kontradiktore dhe kundërshtuese dhe të tilla që kanë krijuar situata tjera juridike kushtetuese duke e zgjeruar Kushtetutën hera e herës edhe në drejtime mbase jo aq të vlerësuara nga qytetarët megjithatë mbetet një dokument mjaft i rëndësishëm. Është dokumenti kryesor, është akti më i lartë juridik dhe politik në vend i cili edhe me Gjykatën Kushtetuese duhet të respektohet, gjegjësisht të respektohen vendimet e kësaj kushtetuese, gjegjësisht të Gjykatës Kushtetuese edhe pse nuk ka dyshkallëshmëri por është një drejtësi që quhet drejtësi kushtetuese e cila realizohet përmes Gjykatës Kushtetuese në zbatim të kushtetutës së Republikës së Kosovës e që garantohet të gjitha vendimet e saj dhe duhet të përmbushen nga qytetarët e Kosovës”, ka thënë Baraliu, sipas eo.
(Kosova Sot Online)