Haxhiu: Urojmë që Kushtetuta e Kosovës të kultivohet në frymën e saj demokratike

  • A.P /
  • 09 April 2024 - 17:37
Haxhiu: Urojmë që Kushtetuta e Kosovës të kultivohet në frymën e saj demokratike

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se Kushtetuta ka misionin themelore për të mbrojtur dhe shërbyer interesat e popullit në mënyrë të drejtë dhe pa ndikime, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Haxhiu ka thënë se çdo shtrembërim apo neglizhencë e përdorim i gabuar i fuqisë së Kushtetutës, ulë kredibilitetin për të cilin siç thotë ajo nuk duhet lejuar.

“Prandaj, urojmë që Kushtetuta e Kosovës të kultivohet dhe të avancojë në frymën e saj demokratike, duke garantuar gjithmonë mbrojtjen e interesave të shtetit dhe duke i trajtuar me përparësi dhe respekt interesat e qytetarëve”, ka shkruar ajo mes tjerash.

 

Postimi i plotë:

Republika e Kosovës sot shënon 16-vjetorin e Kushtetutës së saj. Si akti më i lartë normativ, Kushtetuta ka misionin themelor për të mbrojtur dhe shërbyer interesat e popullit në mënyrë të drejtë dhe pa ndikime të jashtme.

Fryma e saj demokratike është thelbi i vlerës së saj, i cili nuk mund të zëvendësohet.

Ne urojmë dhe angazhohemi që zbatimi i Kushtetutës të respektojë këtë frymë të lirë, të plotë dhe të përgjegjshme përpara ligjit, duke përfshirë të gjithë ata që marrin vendime kushtetuese për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Çdo shtrembërim, neglizhencë ose përdorim i gabuar i fuqisë së saj, ulë kredibiletin, për të cilën asnjëherë nuk duhet lejuar.

Prandaj, urojmë që Kushtetuta e Kosovës të kultivohet dhe të avancojë në frymën e saj demokratike, duke garantuar gjithmonë mbrojtjen e interesave të shtetit dhe duke i trajtuar me përparësi dhe respekt interesat e qytetarëve.

(Kosova Sot Online)