Policia publikon pamjet e garave ilegale të shpejtësisë në autostradë, u gjobiten me 400 euro

  • E.K /
  • 11 April 2024 - 14:21
Policia publikon pamjet e garave ilegale të shpejtësisë në autostradë, u gjobiten me 400 euro

Policia e Kosovës ka publikuar pamje nga garat ilegale të shpejtësisë në autostradë, ku janë dentifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, përcjell "Kosova Sot Online".

 Të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada”, ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)