A ishte i drejt arrestimi brutal i Rron Gjinovcit nga policët e Kosovës?
Pasi disa studentë e aktivistë, bashkë të prirë nga Lëvizja Feministe Studentore, kanë protestuar sot para Rektoratit të UP-së duke kërkuar shkarkimin e profesorit Xhevat Krasniqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Pas protestës disa orëshe, policia ka shpërndarë me forcë aktivistët e mbledhur.
Gjatë shpërndarjes është arrestuar edhe drejtori i ORCA-s, Rron Gjinovci, derisa pamjet e publikuara flasin se policët e Kosovës e tërheqin zvarrë.
Pasi u arrestua sot gjatë protestës para Rektoratit të Universititit të Prishtinës, aktivisti Rron Gjinovci, ka njoftuar se është liruar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjinovci ka thënë se është koha të dëgjohen storiet e studenteve dhe aktivistëve.
“Të dashtun, jom liru, jom tu shku në zyre. Unë s’kom kurgjo me thanë, kanë folë studentet dhe aktivistet boll, ndëgjojini ato. Është koha me i ndëgju storjet e studenteve dhe kërkesat e aktivisteve që po e organizojnë protestën, e na tjert me u solidarizu me to”, ka shkruar Gjinovci.
(Kosova Sot Online)