Takimi i fundjavës për “dinarin”, Lajçak: Pres që palët të vijnë me mendje të hapur, ta gjejmë një zgjidhje për personat e afektuar

  • 15 April 2024 - 12:11
Takimi i fundjavës për “dinarin”, Lajçak: Pres që palët të vijnë me mendje të hapur, ta gjejmë një zgjidhje për personat e afektuar

Emisari i posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se në fund të kësaj jave do të ketë edhe një rund tjetër të bisedimeve me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, transmeton "Kosova sot Online ".

Lajçak ka thënë se pret që palët të vijnë me mendje të hapur.

“Në fund të kësaj jave, do të pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një raund tjetër bisedimesh me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të përkohshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Pres që të dyja palët të vijnë në takim me një mendje të hapur, fleksibilitet dhe një qasje të orientuar drejt zgjidhjes bazuar në idetë e paraqitura gjatë takimeve të mëparshme”, ka shkruar ai në Facebook.

(Kosova sot Online )