Këto janë pamjet e autobusëve me targa RKS të bllokuar edhe në kufirin Serbi-Hungari

  • E.K /
  • 17 April 2024 - 15:46
Këto janë pamjet e autobusëve me targa RKS të bllokuar edhe në kufirin Serbi-Hungari

Përveç në kufirin me Kroacinë, autoritetet serbe po vazhdojnë të mbajnë të bllokuar autobusët nga Kosova edhe në kufirin me Hungarinë.

Autobusët janë ndaluar mbrëmë, disa orë pasi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës u votua pro raportit që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në KiE.

 Këto janë pamje nga ky kufi, ku shihen autobusët e bllokuar e udhëtarët duke pritur.

(Kosova Sot Online)