Gërvalla tregon a është liruar apo jo Zv. Drejtori i Policisë së Kosovës

  • A.P /
  • 17 April 2024 - 19:10
Gërvalla tregon a është liruar apo jo Zv. Drejtori i Policisë së Kosovës

Zëvendës drejtori i Pgjithshëm i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është arrestuar në Jarinjë nga Policia e Serbisë, ka raportuar mediumi në gjuhën serbe “Kossev”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për arrestimin e tij u pyet në një konferencë për media Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, por e njëjta tha se nuk e kanë akoma informatën e lirimit të tij.

“Nuk kemi informatë që është liruar, ju lus edhe për pak durim derisa të verifikohet informacioni”, u tha Gërvalla.

Gjatë konferencës ajo kërkoi që të shmanget kalimi nëpër Serbi.

“Më lejoni të përsëris thirrjen që të evitohet kalimi nëpër Serbi, në çdo rrethanë sepse nuk e dim sa do të mund të ashpërsohet kjo strategji e Vuçiqit”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)