Gruaja kosovare: Problemet me bashkëshortin nisën kur u zbulua që gjinia e bebës ishte vajzë

  • A.P /
  • 17 April 2024 - 20:12
Gruaja kosovare: Problemet me bashkëshortin nisën kur u zbulua që gjinia e bebës ishte vajzë

Marigona Buja, është njëra ndër ndër viktimat e dhunës në familje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka rrëfyer se çfarë ka përjetuar nga ish-bashkëshorti I saj.

“Problemet nisën që nga momenti kur u përcaktua gjinia e bebës që ishte vajzë”, tha Buja.

Ndër të tjera ajo rrëfeu se si e mori vendimin të shkoj në polici dhe ta denoncoi ish-burrin.

"Unë kam pasur përkrahjen e familjës time, të babait dhe vëllaut, ndërkaq përvoja ime me policinë dhe me drejtësinë ka qenë një kaos i vërtetë. Ka qenë një hallakam derisa jam nda, policia ishte në shtëpinë e bashkëshortit”, tha Buja.

(Kosova Sot Online)