Ferizaj: Policia ndëshkon 30-vjeçarin me 12 muaj heqje të patent shoferit

  • E.K /
  • 18 April 2024 - 11:21
Ferizaj: Policia ndëshkon 30-vjeçarin me 12 muaj heqje të patent shoferit

Policia Rajonale e Ferizajt ia ka hequr patentë shoferin për 12 muaj një 30-vjeçari, meqë i njëjti për pesë kundërvajtje të shkaktuara në komunikacion i ka arritur 9 pikë negative, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka apeluar tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos shkaktojnë kundërvajtje që parashihen pikë negative.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos shkaktojnë kundërvajtje që parashihen pikë negative”.

(Kosova Sot Online)