Prishtinë: U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë - Policia tregon detajet

  • E.K /
  • 19 April 2024 - 09:36
Prishtinë: U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë - Policia tregon detajet

Gjuajte me armë zjarri ka pasur mbrëmë në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke njoftuar se nga dy vetura që kanë qenë në lëvizje ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Të dyshuarit janë dërguar në qendër të mbajtjes.

“Prishtinë/18.04.2024-19:20. Është pranuar informata për gjuajtje me armë zjarri ku dyshohet se nga dy vetura në lëvizje persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri. Lidhur me rastin në stacion policor janë paraqitur tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku njëri prej tyre ka dorëzuar armën e tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në qendër të mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)