Kurti në Berlin më 25 prill – gazetari gjerman tregon se do të dikutohet tema: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës

  • E.K /
  • 20 April 2024 - 12:01
Kurti në Berlin më 25 prill – gazetari gjerman  tregon se do të dikutohet tema: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës

Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të shkojë në Berlin më 25 prill në një organizim të fondacionit Bertelsmann Stiftung në një ngjarje të Bundestagut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se tema që do të diskutohet do të jetë anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Europës.

“Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po vjen në Berlin të enjten (25 prill) për të folur në fondacionin Bertelsmann Stiftung në një event në Bundestagun gjerman dhe bashkëbiseduesve të tjerë. Tema: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe rruga përpara. Prisni zhvillime”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)