KQZ-ja publikon listën e qendrave të votimit në veri për procesin e shkarkimit të kryetarëve

  • S.A /
  • 20 April 2024 - 12:31
KQZ-ja publikon listën e qendrave të votimit në veri për procesin e shkarkimit të kryetarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e qendrave të votimit për procesin për apo kundër largimit të kryetarëve në komunat në veri – Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahen me 21 prill 2024, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas vendimit të KQZ-së, në ditën e votimit, numri i Qendrave të Votimit në komunën e Leposaviqit është 8, në Zubin Potok 5, në Zveçan 5 dhe në Mitrovicën e Veriut 5.

(Kosova Sot Online )