Ky është i riu kosovar që dyshohet se i dha fund jetës

  • A.P /
  • 21 April 2024 - 17:15
Ky është i riu kosovar që dyshohet se i dha fund jetës

Raportohet se një rast mjaft i rëndë ka ndodhur në Suharekë, ku një person dyshohet të ketë kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij, 
transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Viktima është Ardian Tafolli, 32-vjeçar, i cili dyshohet se i dha fund jetës së tij duke u varur në litar në tavanin e shtëpisë së tij.

Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës ndërsa vdekja e tij u konstatua nga mjekët në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë u dërgua ë Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe hapet rasti “Hetim I Vdekjes “.

(Kosova Sot Online)