Humb jetën një fëmijë nga kafshimi i dy qenve në këtë vend

  • A.P /
  • 22 April 2024 - 14:17
Humb jetën një fëmijë nga kafshimi i dy qenve në këtë vend

Sulmi nga dy qenë pitbull i ka marrë jetën një foshnje vetëm 15 muajsh në Salerno të Italisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kafshimet ishin aq të forta sa i kushtuan jetën vogëlushit, ndërsa nëna e tij ka mbetur e plagosur.

Qentë janë në pronësi të një miku të nënës së fëmijës. Kjo e fundit ka tentuar të ndërhyjë, por është sulmuar edhe vetë, duke marrë plagë, por nuk është në rrezik për jetën.

Sipas mediave lokale, që citojnë hetuesit, qentë mund ta kenë ngatërruar fëmijën me një "kukull" lodër, ose si një objekt me të cilin ndonjëherë luanin.

(Kosova Sot Online)