AUV del me detaje lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

  • A P /
  • 22 April 2024 - 20:21
AUV del me detaje lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka dalur me një njoftim për cilësinë e mishit në Kosovës, pas pretendimeve të ngritura për sigurinë dhe cilësinë e mishit të eksportuar në Shqipëri nga një subjekt ekonomik vendor.

Më poshtë janë veprimet dhe konstatimet kryesore nga ana e Agjencisë:

Njoftimi i plotë: 

Pas njoftimit me rastin për dyshimin e ngritur dhe pretendimeve për sigurinë dhe cilësinë e mishit të eksportuar në Shqipëri nga një subjekt ekonomik vendor, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë si autoriteti kompetent për siguri ushqimore në vend, ofron sqarime dhe informon opinion publik lidhur me rastin në fjalë:

1. Sipas detyrës zyrtare kemi ndëmarrë masa në harmoni me dispozitat ligjore sipas vlerësimit të rrezikut, për ndalimin e përkohshëm të eksportit deri në verifikimin dhe sqarimin e rastit.

2. Është formuar komisioni profesional ndër-institucional (AUV, Dogane, ATK) për auditimin, gjurmueshmërinë dhe verifikimin e përputhshmërisë së lëndëve/dokumenteve (importit, eksportit, prodhimit/përpunimit, deponimit).

3. Pikënisja e verifikimit ka qene çertifikimi i ngarkesës Nr. CVE05770/2024, datë 18.03.2024 në sasi: 1,000 kg (njëmijë) me përshkrimin: mish gjedhi i ngrirë pa kocka – Subjekti eksportues APETIT (Kosovë) dhe subjekti importues SES FOOD DENIS RECI (Shqipëri).

4. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetin homolog të Shtetit Shqiptar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, kanë shkëmbyer informatat e nevojshme lidhur me rastin duke ngritur Trupën e Përbashkët Punuese.

5. Nga rezultatet e gjurmueshmërisë dhe auditimit ka rezultuar që Çertifikimi i eksportit në Shqipëri është realizuar në përputhje me legjislacionin përkatës dhe praktikat e aplikuara për këtë qëllim ndërsa AUV si autoritet kompetent ka vepruar ligjërisht sipas vlerësimit të rrezikut, diskrecionit dhe kompetencave të tij.

6. Dërgesa e produktit mish gjedhi i ngrirë 1,000.00 kg/neto (një mijë), e çertifikuar nga AUV me datë 18.03.2024 dhe dërguar në Shqipëri më datë 19.03.2024, të cilës ju ka referuar emisioni “STOP”, rezulton nga kafshët e therrura në Kosovë. 

7. Janë paraqitur të gjitha informatat në etiketim-deklaracion për identifikimin, jetëgjatësinë dhe gjurmimin e produktit.

8. Me kërkesë të autoriteteve të Shqipërisë janë verifikuar Çertifikatat Veterinare Shëndetësore të eksportit dhe produkteve të mishit të gjedhit të cilat rezultuan të jenë në përputhshmëri, mbrenda standardardeve dhe të harmonizuara. Nga ky verifikim u vërtetua se produkti (mish gjedhi) ka patur origjinë nga Kosova ashtu siç edhe është deklaruar!

(Kosova Sot Online)