Vasfije Krasniqi-Goodman: Sa herë që jemi në kushte të barabarta, Serbia humb çdo betejë

  • E.K /
  • 23 April 2024 - 08:32
Vasfije Krasniqi-Goodman: Sa herë që jemi në kushte të barabarta, Serbia humb çdo betejë

Sa herë që jemi në kushte të “barabarta” Serbia, humb çdo betejë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kështu ka thënë Vasfije Krasniqi – Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë e cila ishte prezentë dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara bashkë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe tru heroina të tjera të mbijetuara gjithashtu nga lufta.

Në një status në Facebook ajo e ka quajtur presidentin serb Goebbelsi i Millosheviçit.

“I cili mbanë anën e së keqes (tek e fundit, aty e ka vendin) dhe bënte propagandë kundër Kosovës e shqiptarëve”.

“Në anën tjetër, në anën e drejtësisë të vërtetës e demokracisë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu, shpërfaqi të vërtetën e cila si asnjëherë më parë u tha qartë e më zë të lartë se Serbia, ka kryer krime… “merr guximin e kërko falje për krimet që keni bërë””, ka vazhduar Kradniqi Goodman.

Pavarësisht se ajo dhe tri heroinat e tjera ishin ekip këshillëdhënës, Krasniqi-Goodman thotë se fillimisht nuk i është lejuar hyrja në sallë.

“Por me insistimin dhe këmbënguljen e Presidentes një gjë e tillë u lejua dhe NE, e shoqëruam Presidenten në takim. Ky ishte një hap shumë i rëndësishëm drejtë rrugës dhe misionit tonë”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)