Serbia provokon Kosovën e Malin e Zi edhe nëpër evente sportive, vendos në skenë një këngëtare që i këndon ‘Botës Serbe’

  • E.K /
  • 23 April 2024 - 09:40
Serbia provokon Kosovën e Malin e Zi edhe nëpër evente sportive, vendos në skenë një këngëtare që i këndon ‘Botës Serbe’

Serbia vazhdon promovimin dhe provokimin e idenë së projektit “Bota Serbe”.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e një artisti të panjohur duke kënduar për botën serbe në hapjen e një ceremonie në boks për femra.

Bëhet fjalë për ceremoninë e hapjes së kampionatit evropian të boksit “Ceremonia e Hapjes, Kampionati Evropian i Boksit për Burra dhe Femra EUBC, Beograd 2024”

Këngëtarja e panjohur e ceremonisë së hapjes numëron pjesët e territorit që janë të nevojshme për lumturinë e mikpritësit të kampionatit.

Ajo ka përmendur Kosovën dhe Malin e Zi si pjesë të asaj bote serbe, derisa në sallë ishin pjesëmarrës edhe zyrtarë të Serbisë

(Kosova Sot Online)