Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas seancës: Kosova është krenare që kemi kaq shumë miq e aleatë

  • E.K /
  • 23 April 2024 - 10:34
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas seancës: Kosova është krenare që kemi kaq shumë miq e aleatë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar përfaqësues të vendeve partnere pas takimit Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani përmes një postimi në X ka thënë se kjo ishte një mundësi e mirë për të diskutuar për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në institucionet euroatlantike.

“E kënaqur që takohem me përfaqësues nga vendet partnere pas takimit të KS të OKB-së sot. Një mundësi e shkëlqyer për të festuar hapat e vazhdueshëm të Kosovës dhe për të diskutuar rrugën tonë të palëkundur drejt institucioneve euroatlantike. Kosova është krenare që ka kaq shumë miq dhe aleatë në krah të saj!”. Ka shkruar Osmani në X.

(Kosova Sot Online)