Kamberi takohet me Von Cramonin, temë diskutimi në takim: Diskriminimi i shqiptarëve

  • E.K /
  • 23 April 2024 - 13:29
 Kamberi takohet me Von Cramonin, temë diskutimi në takim: Diskriminimi i shqiptarëve

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka takuar sot eurodeputeten e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kamberi ka thënë se kanë diskutuar për problemet e diskriminimit të shqiptarëve, veçanërisht në Luginën e Preshevës.

“Në këtë takim, u përballëm me çështjet që prekin të drejtat dhe barazinë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Diskutuam thellësisht për rëndësinë e trajtimit të barabartë dhe të lirive individuale dhe kolektive, duke u bazuar në normat e konventave ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut”.

Kamberi shtoi se bashkëpunimi me miqtë dhe partnerët është jetësor për të arritur qëllimet dhe për të ndikuar në ndryshimet e nevojshme për të siguruar një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë.

(Kosova Sot Online)