Profesori Xhevat Krasniqi pezullohet nga puna

  • E.K /
  • 23 April 2024 - 15:31
Profesori Xhevat Krasniqi pezullohet nga puna

Profesori Xhevat Krasniqi është pezulluar nga puna, transmeton "Kosova Sot Online".

Këtë e kanë bërë të ditur nga UP përmes një komunikate për media.

Këshilli i Etikës, përveç pezullimit, i ka rekomanduar Rektoratit që çështjen e Krasniqit “ta procesojë formalisht në organet e hetuesisë dhe të bashkëpunojë me to”

“Këshilli i Etikës i rekomandon Rektoratit që çështjen e referuar kundër Prof. Xh.K. ta procesojë edhe formalisht në organet e hetuesisë dhe të bashkëpunojë me to.

Këshilli i Etikës i rekomandon Rektoratit pezullimin nga puna të Prof. Xh.K, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë se shtetit.”

“Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës refuzon sulmet brutale nga persona brenda dhe jashtë UP-së dhe kërkon përmbajtje dhe rezervim nga çfarëdo ndërhyrje dhe sulm ndaj UP-së, sidomos nga vetë anëtarët e stafit të UP-së. Me datë 22 prill, Këshilli i Etikës është sulmuar në mënyrën më të ashpër, pa arsye dhe në baza personale nga individë, të saktësuar në Vendimin e Këshillit të Etikës, që rezulton të jenë staf i portaleve, gazetarë, përfaqësues të OJQ-ve dhe staf akademik i UP-së.”

Profesori i Edukimit, Xhevat Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente se i kishte ngacmuar seksualisht ato.

(Kosova Sot Online)