Osmani uron komunitetin turk: Ka kontribuuar në procesin e shtetndërtimit

  • E.K /
  • 23 April 2024 - 15:43
 Osmani uron komunitetin turk: Ka kontribuuar në procesin e shtetndërtimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar turqit e Kosovës në Ditën e Komuniteti turk, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se komuniteti turk ka kontribuar në procesin e shtetndërtimit dhe se se kontribuon në vazhdimësi në jetën institucionale.

“Në Ditën e Komunitetit turk, festojmë për mozaikun e pasur të diversitetit etnik e kulturor të Kosovës. Tradita, gjuha dhe zakonet e komuniteteve e begatojnë Kosovën dhe nxisin mirëkuptim, tolerancë e harmoni. Komuniteti turk ka kontribuuar në procesin e shtetndërtimit dhe kontribuon në vazhdimësi në jetën tonë institucionale. Urime Dita e Komunitetit turk!”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)