Fillon gjyqi kundër Trump

  • A.P /
  • 23 April 2024 - 16:05
Fillon gjyqi kundër Trump

Procesi gjyqësor kundër ish-Presidentit amerikan Donald Trump nisi të hënën, me anëtarët e jurisë që dëgjuan pretendime kontradiktore se përse Trump pagoi një shumë të madhe parash ndaj yllit të filmave pronografikë vetëm disa javë përpara zgjedhjeve lokale të vitit 2016, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Matheë Colangelo përsëriti teorinë e prokurorit se e gjitha kjo ka të bëjë me mashtrimin zgjedhor. Ai tha se gjithçka nisi me takimin e Donald Trump me ish-avokatin e tij, Michael Cohen dhe ish-botuesin David Pecker në vitin 2015 në kullën e Trump. Prokuroria e lidh botuesin Pecker me anë të një marrëveshje për të ndihmuar fushatën e Trump për të blerë apo ndaluar historitë negative për të, duke krijuar histori që janë në favor të ish-Presidentit.

Prokurorët pretendojnë se xhirimet që shfaqën Trump në komente të pahijshme për gratë përpara fushatës elektorale e kthyen fushatën në favor të tij. 

“Kur je një yll, ata të lënë të jesh. Ti mund të bësh çdo gjë”, tha Trump.

Të shqetësuar për atë që do të sillte skandali seksual që e lidhte Trump me yllin  e filmave pornografikë, ish-Presidenti dhe Cohen ranë dakord për të paguar 130 mijë dollarë për t’i mbyllur gojën aktores Stormy Daniels, vetëm dy javë përpara zgjedhjeve. 

“Është një çështje për një llogaritar. Ajo është një gjë shumë e vogël, në termat e së drejtës. Ata këtë po kërkojnë të gjejnë nga ky gjyq, që vajzat janë paguar nga avokati im. Ai është avokat apo ka qenë avokat’, tha Donald Trump.

Mbrojtja e Trump thekson se klienti i tij është i pafajshëm. “Trump nuk ka bërë asnjë krim”, dhe cituan nenin 34 për mashtrim me të dhënat financiare kundër tij, si thjesht një copë letre.

(Kosova Sot Online)