Akuzohet në gjykatë për mashtrim pasi gjatë pandemisë mori kredi

  • A.P /
  • 23 April 2024 - 19:25
Akuzohet në gjykatë për mashtrim pasi gjatë pandemisë mori kredi

Një pronar restoranti në kantonin e Lucernit akuzohet në gjykatë për mashtrim. Gjatë pandemisë, ai kërkoi 250,000 CHF kredi urgjente, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Prokuroria pretendon se ai përpiloi shifrat e xhiros dhe tha se kishte më shumë staf sesa kishte në të vërtetë.

Ata e përshkruan atë si mashtrimin më të madh Covid në kanton, transmeton albinfo.ch.

53-vjeçari thotë se ka llogaritur gabim. Ai është urdhëruar të kthejë paratë, por po pretendon falimentimin.

Prokuroria kërkon 3 vjet e gjysmë burg dhe më pas deportim, pasi i riu është shtetas italian. Edhe pse gjithë jetën ka jetuar në Zvicër.

Gjyqi po vazhdon.

(Kosova Sot Online)