Ja kush e kritikon BE-në për mosndëshkim të Serbisë

  • A.P /
  • 23 April 2024 - 20:41
Ja kush e kritikon BE-në për mosndëshkim të Serbisë

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, është shprehur optimist se Kosova do të kalojë në Këshillin e Ministrave dhe se dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese – para votimit në Këshill të Ministrave – nuk do të jetë kusht për anëtarësim në Këshill të Evropës (KiE). Ndërkaq, deputeti i VV-së ka kritikuar Bashkimin Evropian (BE) për mosndëshkim të duhur të Serbisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, drita e gjelbër nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës që i është dhënë Kosovës për anëtarësimin në këtë KiE është tregues që Kosova do të kalojë në Këshill të Ministrave.

"Zakonisht raportuesi, ai që rekomandon, në këtë rasti Parlamenti Evropian që mori vendim. Zakonisht kjo nuk ka qenë asnjëherë standard që të mos të votohet nga Këshilli i Ministrave. Dhe nëse ndodh kjo do të ishte lajmi keq. Unë besoj që do të ishte keq. Por unë besoj shumë që kjo do të votohet, sepse deri më sot nuk ka ndihur të kemi raportim pozitiv, të votohet me 81 për qind të deputetëve të PE-së dhe të kthehet kundër këshilli i ministrave. Unë mendoj që edhe për liberalizim të vizave kemi pasur shtete të fuqishme që kanë thënë që në rast nuk bëhet ne do ta pengojmë procesin por nuk ka ndodhur dhe ka shkuar shumë mirë.
Unë besoj që BE-ja t’i jetë besnik këtij raporti dhe të votojë fazën e fundit pas miratimi të Asamblenë Parlamentare. Nuk do të besoj se do të shkojë në Kushtetuese, por, do të votojmë dhe pastaj në marrëveshjen ndërkombëtare që duhet të bëhet e Serbia po i ik do të rregullohet kjo çështje…”, ka thënë deputeti i VV-së.


(Kosova Sot Online)