Abdixhiku: Qeveria Kurti është e paaftë për të menaxhuar me vendin

  • A.P /
  • 23 April 2024 - 22:32
Abdixhiku: Qeveria Kurti është e paaftë për të menaxhuar me vendin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kjo qeveri është e paaftë për të menaxhuar me vendin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kreu i LDK-së, ka thënë se kryeministri dhe kjo qeveri nuk flasin për të ardhmen, por për të kaluarën.

Sipas tij, ai ka polarizuar skenën politike në vend, por edhe në rajon.

“Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të shkojnë në Maqedoni të Veriut dhe në Turqi për t’u shëruar, derisa kësaj qeverie i teprojnë para, duke mos investuar në spitale. Ka shpërndarë miliona në lëmoshë dhe s’ka investuar në QKUK”, ka thënë Abdixhiku.

I pari i LDK-së kë thënë se kjo “me 12 miliardë euro buxhet, kjo qeveri s’do të mbahet mend për asnjë projekt”.

Kjo qeveri sipas tij, kë bërë temë kryesore Serbinë dhe jo mirëqenien e qytetarëve.

(Kosova Sot Online)