Hyn në fuqi udhëzimi administrativ, në cigare vendosen ilustrime për efektet negative

  • E.K /
  • 26 April 2024 - 15:41
Hyn në fuqi udhëzimi administrativ, në cigare vendosen ilustrime për efektet negative

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për plotësim ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Vërejtjet e Kombinuara, që derivon nga Ligji për Kontrollin e Duhanit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është përcaktimi i rregullave për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit – mesazhit informues për efektet negative të duhanit, në paketimet e produkteve të duhanit dhe të ndërlidhura me duhanin.

“Përmes vendosjes së vërejtjeve shëndetësorë në produktet e duhanit synohet të ngritën njohuritë e duhanpirësve për efektet shëndetësore negative që shkakton përdorimi i produkteve të duhanit dhe, gjithashtu, synohet të inkurajohet ndërprerja e pirjes së duhanit si dhe dekurajimi i nisjes ose ri-nisjes së pirjes së duhanit.

Aplikimi i vërejtjeve të kombinuara apo paralajmërimeve për rreziqet nga duhani është masë që, bazuar në dëshmitë shkencore, në vende të ndryshme ku është aplikuar, ka ndikuar në uljen e përdorimit të duhanit, sidomos nga të rinjtë.

(Kosova Sot Online)