Në protestën te Bashkia e Tiranës, objekti qëllohet me molotov

  • A.P /
  • 26 April 2024 - 17:44
Në protestën te Bashkia e Tiranës, objekti qëllohet  me molotov

Këtë të premte është zhvilluar protesta e katërt në ambientet e jashtme të Bashkisë Tiranë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Media bën me dije se dy protestues janë ndaluar në nisje të tubimit, pasi atyre u janë gjetur lëndë piroteknike nga policët. Të dy ishin në kërkim për protestën e javës së kaluar, pasi hodhën molotov në drejtim të Bashkisë.

Protesta, e iniciuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe e mbështetur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë, vjen pas arrestimeve të disa zyrtarëve të bashkisë, nga SPAK, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”.

Një numër i lartë forcave të policisë rrethuan zonën. Të pranishëm në protestë ishin përfaqësues të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak dhe përfaqësues nga Aleanca për Teatrin.

Në një moment pati tensione mes protestuesve dhe policisë, ku u qëllua me motolov në ambientet e jashtme të bashkisë.

Me pankarta në duar, protestuesit u përplasën fizikisht me efektivët e policisë, të cilët ishin vendosur aty për mbarëvajtjen e tubimit. 

(Kosova Sot Online)