Kundërshtimi i Rezolutes për Srebrenicën i bënë bashk Vuçiqin dhe Dodikun

  • S.A /
  • 29 April 2024 - 07:52
Kundërshtimi i Rezolutes për Srebrenicën i bënë bashk  Vuçiqin dhe Dodikun

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me presidentin e Republikës Sërpska, Milorad Dodik, me të cilin ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën, transmeton "Kosova Sot Online ".

Vuçiq i ka folur Dodikut për siç u tha “aktivitetet e Serbisë dhe delegacionit të saj në OKB në lidhje me propozimin e Gjermanisë dhe fuqive të tjera të mëdha për miratimin e rezolutës për Srebrenicën”, njoftoi shërbimi për shtyp i Vuçiqit.Në këtë takim, presidenti serb tha se “situata për popullin serb është shumë e vështirë dhe komplekse” dhe se sipsa tij “është fare e qartë se vendet e mëdha perëndimore do të përpiqen ta miratojnë rezolutën e lartpërmendur, pothuajse me çdo kusht”.

(Kosova Sot Online )