Rrahje në Podujevë, arrestohen 5 persona, njëri nga ta përfundon në spital

  • E.K /
  • 29 April 2024 - 10:42
Rrahje në Podujevë, arrestohen 5 persona, njëri nga ta përfundon në spital

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të cilët dyshohet se janë përfshirë në një rrahje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Barilevë në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh, njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një mjet i fort.

Njoftimi i policisë:

Fsh. Barilevë, Prishtinë / 28.04.2024 – 12:05. Janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë përfshi në rrahje dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime pasi ishte godit me mjet të fortë dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)