Ivana Stradner: Propaganda serbe dhe ruse vazhdon t’i hedhë benzinë ​​zjarrit në Ballkan

  • E.K /
  • 29 April 2024 - 11:07
Ivana Stradner: Propaganda serbe dhe ruse vazhdon t’i hedhë benzinë ​​zjarrit në Ballkan

Ivana Stradner, një bashkëpunëtore hulumtuese e Fondacionit Amerikan për Mbrojtjen e Demokracisë dhe eksperte për luftën hibride, propagandën ruse dhe dezinformimin, shkroi në Twitter për të paralajmëruar se mediat e regjimit nën kontrollin e Aleksandar Vuçiqit po përpiqen t’i hedhin benzinë ​​zjarrit dhe nxisin urrejtje, përcjell "Kosova Sot Online”.

“Propaganda serbe dhe ruse vazhdon t’i hedhë benzinë ​​zjarrit në Ballkan. Tani, ata pretendojnë se ‘vehabistët’ po përdorin një terren stërvitor ushtarak për të praktikuar gjuajtjen në Bosnje dhe Hercegovinë. Ata po ushtrojnë që të mund të sulmojnë serbët”, ka shkruar ajo në X.

(Kosova Sot Online)