Ky person nga Prishtina ka adoptuar 10 qen endacak, merr 500 euro çdo muaj nga Komuna e Prishtinës

  • E.K /
  • 29 April 2024 - 11:43
Ky person nga Prishtina ka adoptuar 10 qen endacak, merr 500 euro çdo muaj nga Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka shpërndarë një video motivuese për adoptimin e qeneve endacak, përcjell “Kosova Sot Online”.

Si imazh kanë përdorur Samiun, për të cilin thonë se ka adoptuar 10 qen endacak.

Komuna thotë se Samiu merr 500 Euro çdo muaj për qentë e adoptuar nga Kryeqyteti si dhe mbështetje shtesë.

“Shikoni dhe dëgjoni rrëfimin e Samiut rreth përvojës së tij dhe familjes së tij. Ju ftojmë ta ndiqni shembullin e Samiut që ta bëjmë me shtëpi çdo qen endacak. Adopto edhe ti!”

(Kosova Sot Online)