U kapën me 599 dokumente të falsifikuara, arrestohen në Greqi dy shtetas të RMV-së

  • S.A /
  • 29 April 2024 - 12:06
U kapën me 599 dokumente të falsifikuara, arrestohen në Greqi dy shtetas të RMV-së

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut u arrestuan në Greqi dhe më pas u dënuan me burg, pasi policia greke gjatë bastisjes të së premtes në pikën kufitare të Dojranit iu gjet 599 dokumente të falsifikuara bosh”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Policia greke bëri të ditur se dy personat u arrestuan pasi u kontrolluan me hyrjen në Greqi, dhe i’u gjetën gjithsej 440 dokumente bosh (karta identiteti, patentë shoferi, leje qëndrimi) nga vende të ndryshme evropiane, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazhin e automjetit janë gjetur edhe 159 dokumente të tjera bosh, të cilat gjithashtu janë sekuestruar.

Agjencia greke e lajmeve “ANA-MPA” raportoi se Gjykata Penale në Kukous i shpalli fajtorë të dy të arrestuarit për falsifikim dhe komplot për përfitime ekonomike dhe i dënoi me pesë vjet burg.

Sipas “ANA-MPA”, dy të akuzuarit nuk kanë bërë të ditur detaje nga aktivitetet e tyre gjatë seancës dhe janë mbrojtur duke heshtur.

(Kosova Sot Online )