A i ka kërkuar Scholz hapa konkretë Kurtit për Asociacionin?

  • A.P /
  • 29 April 2024 - 18:43
A i ka kërkuar Scholz hapa konkretë Kurtit për Asociacionin?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar në telefon me Kancelarn e Gjermanisë Olaf Schol, ka treguar zëdhënësi i Qeverisë federale Steffen Hebestreit, të hënën,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Siç thuhet në njoftim kancelari theksoi mbështetjen e Qeverisë Federale për integrimin evropian të Kosovës dhe rikujtoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ku përfshihet edhe Asociacioni i komunaveme shumicë serbe.

Po ashtu përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit.

Ai nënvizoi rëndësinë e hapave konkretë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga autoritetet e Kosovës, edhe në kuadër të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Scholz dhe Kurti ranë dakord të vazhdojnë shkëmbimin e tyre të hapur dhe të orientuar drejt rezultateve dhe të mbeten në kontakt. 

(Kosova Sot Online)