Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analistja amerikane: Presidenti i Serbisë sapo tha se është i çmendur

  • E.K /
  • 30 April 2024 - 07:31
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analistja amerikane: Presidenti i Serbisë sapo tha se është i çmendur

Presidenti serb,  Aleksandar Vuçiq humbi plotësisht kontrollin gjatë një pyetje që iu parashtrua nga gazetarja e “Bosnjës së Lirë”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me të parashtruar pyetjen se analistja Ivana Stradner ka deklaruar se Serbia synon ta lë rrugën e Brukselit dhe t’i bashkohet BRICS-it, presidenti Vuçiq filloi me ironi – duke thënë se vetëm e lirë nuk është duke iu referuar emrit të mediumit nga ku iu parashtrua pyetja.

“Si e di ajo se çfarë mendojë apo ëndërroj unë. A mos më kanë vendosur një çip në kokë? Gjithçka mendoj unë vetëm për BRICS-in jo, ata janë çmendur të gjithë – mbetet të shihet se cili mjek do t’i shërojë”, tha Vuçiq i cili vazhdimisht me një dozë nervozizmi dhe ngritje toni i përgjigjes gazetares.

Kjo nuk është hera e parë që Vuçiq reagon në këtë mënyrë ndaj gazetarëve, e në veçanti ndaj atyre që nuk mendojnë si ai.

(Kosova Sot Online)